Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “28 nëntori” në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar policët.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë pasi që të njëjti kishin penguar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/