Aktuale

Arrestohen hajnat

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi kishin vjedhur para dhe disa pajisje në një lokal.

Rasti ka ndodhur në rr. “Ramadan Rexhepi”, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Personat e dyshuar kishin hapur me forcë dritaren e një kafiterie dhe nga aty kanë vjedhur 50 euro, një Ipad dhe një telefon.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

the authorE B