Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka konfirmuar për KALLXO.com se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës.Selimaj nuk ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarve apo motivin e vrasjes.“Gazeta Blic” raportoi për ngjarjen e cila ndodhi mëngjesin e herëshëm ku dy vëllezër mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Njëri nga ta ëshë konfirmuar se është pjestar i FSK-së.
Motivet e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pasqaruara.Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirje Podrimja të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.
“Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre”, tha ajo për “Gazeta Blic”Viktima janë:
Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973
B,M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1984
Tutje, ajo ka shtuar se të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale. Derisa motivet e rastit sipas zëdhënëses Podrmija, ende mbeten të të panjohura. /Gazeta Blic/