Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Këta dy persona kanë qenë në kërkim të policisë.
Të dy personat janë arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në raportin e policisë.
Njëri është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit, ndërsa tjetri në burgun e Dubravës.
Arsyet e arrestimit të tyre nuk janë bërë të ditura.