Sport

Arnold ia kërkon Sanchos transferimin në Liverpool: Do të na bënte ekip më të mirë

Trent Alexander-Arnoldit do t’i pëlqente shumë që Jadon Sancho t’i bashkohej atij në Liverpool, pasi që e lavdëroi yllin anglez të Borussia Dortmundit duke e cilësuar si talent të veçantë.

20-vjeçari Jadon Sancho spekulohet për një kthim në Premierligë, ku megjithatë Manchester Unitedi besohet të jetë klubi me më së shumti gjasa për ta transferuar yllin anglez, transmeton Gazeta Express.

Por, bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Anglisë, Alexander-Arnold, ka tentuar ta bindë atë të transferohet në Liverpool, pasi që thotë se do t’i pëlqente të luante përkrah Sanchos, i cili iu bashkua Dortmundit nga Manchester City në vitin 2017.

“Nëse ai do të vinte te ne, ai do ta bënte skuadrën tonë më të mirë”, tha mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpooli në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram me Michael Dapaah të enjten.

“Kështu që unë do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte sepse kam luajtur me të në Kombëtaren e Anglisë dhe ai është një talent jashtëzakonisht shumë i veçantë”.

Sancho kishte qenë duke e shijuar një sezon mbresëlënës në Bundesligë, para se kampionati të pezullohej shkaku i koronavirusit. Sulmuesi i kishte shënuar 14 gola dhe i kishte bërë 15 asiste në 23 ndeshje të Bundesligës.

the authorGazetaKNN