Gjatë ditës së djeshme bota e muzikës u trondit nga vdekja e papritur e vokalistit të grupit të rrokut Linkin Park, Chester Bennington.
Ai u gjet u vetëvarur në shtëpinë tij në Kaliforni. Vdekja e tij ka shkaktuar mjaft mërzi edhe tek fansat e tij në Shqipëri dhe gjithashtu tek personazhet e njohur. Një prej tyre është edhe blogerja Armina Mevlani, e cila gjithashtu ka qenë e pranishme në një nga koncertet e tyre.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto nga ku koncert dhe shkruan: “Muzika jote më ka ndjekur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës time. Koncerti live i “Linkin Park” ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës time dhe do më marrë malli për ty, ndonëse nuk do të harroj kurrë Chester Bennington! R.I.P legjendë,”-përfundon Mevlani./Gazeta Express/