Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Mitrovicë, i cili përndiqte me veturë një femër dhe kishte armë me vete.
“Pas marrjes së një informate se një i dyshuar i armatosur me një veturë me targa vendore është duke e ndjekur viktimën femër k-shqiptare njësiti policor ka arritur ta arrestojë të dyshuarin mashkull k-shqiptar dhe të konfiskojë armën me dy karikatorë dhe 30 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë 24-orësh.