Armand Duka, presidenti i FSHF-së, e ka sulmuar Gianni De Biasin pas fitores ndaj Maqedonisë.
Drejtuesit e Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk e kanë kapërdirë dot që Gianji De Biais, ndryshe nga i ndjeri Josip Kuzhe apo ndonjë tjetër paraardhës, nuk ka qenë kryeulur karshi zyrtarëve të FSHF-së. U ka pëlqyer rendimenti i italiani, por vetëm kaq.
Ka qenë acaruese për ta që De Biasi nuk ka pyetur as se në cilën media do të flasë dhe as se me cilin sponsor do të bashkëpunojë.
Dhe sinjalin e parë, edhe pse të kontestuar masivisht, ia dhanë pas kualifikimit në Europian. Menaxheri Alban Bushi pat deklaruar publikisht se merita ishte e Armand Dukës, ndërsa zëdhënësja Jona Dervishi deklaroi se Shqipëria i dha famën De Biasit.
Por kaq. Heshtën sepse e kuptuan se ishin në disfavor të plotë me reputacionin e asaj kohe. Dhe u zgjuan tani, sapo Kombëtarja mori një fitore të vuajtur dhe jo fort bindëse me lojë kundër Maqedonisë.
Natyrisht, Dukës i lejohet edhe të shprehë ndonjë opinion apo qoftë edhe pakënaqësi kundrejt trajnerit të Kombëtares, shkruan Panorma Sport.
Por, kur opinioni i Dukës është kritikë e hapur dhe kur deklaron se “Shqipëria fitoi vetëm nga ndihma e Zoti”, atëherë lë të kuptohet se trajneri nuk ka bërë si duhet detyrën e vet.
Edhe nëse do të kish mbaruar me kaq, nuk do të kish bërë përshtypje, por vartësi i Dukës, Ilir Shulku, e kritikon publikisht në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin emision trajnerin e Kombëtares.
Ai u fut deri edhe tek analiza taktike e skuadrës, dhe kjo lexohet natyrshëm si një “shuplakë” ndaj trajnerit, duke e paralajmëruar se nëse i rrëshqet këmba sadopak, duhet t’i bëjë mirë llogaritë.
Më pas, falsitete të tipit “ky është mendimi im dhe nuk dua t’i bëj analizën trajnerit”, nuk e zhbëjnë sulmin kundrejt De Biasit.