Sport

Arlind Ajeti, në Torino për vizitat mjekësore

Mungon vetëm zyrtarizimi, por do të jetë Arlind Ajeti përforcimi i parë në këtë sesion të merkatos për Torino-n e Mihajlovic. Marrëveshja mes klubit torinez dhe lojtarit është arritur mbrëmjen e kaluar.
Ish-mbrojtësi i Frosinone-s është gati të nisë aventurën e tij të re me ekipin “granata”, pas zhvillimit të analizave mjekësore.
Pikërisht disa orë më parë Ajeti është futur në Qendrën Mjekësore të Sportit, ku ka zhvilluar vizitat tradicionale. Tani nuk pritet gjë tjetër vetëm zyrtarizimi i Torinos për transferimin e mbrojtësit shqiptar, i cili ka qenë një nga më të mirë e ekipit kuqezi në Euro 2016.