Ariana Fejzullahu bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, pothuajse nuk kalon asnjë ditë pa qenë pjesë e rubrikës rozë nëpër medien online.
Vera është njëra ndër stinët ku këngëtarët tanë janë shumë të angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, po ashtu edhe me dasma e shumë evente tjera.
E kjo është shumë normale që ata të iu mungojnë familjarëve të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Edhe Ermali si shumica e artistëve tanë, i mungon ndonjëherë familjes, dhe këtë mungesë të tij më së shumti po e ndjen bashkëshortja Ariana, e cila para pak minutash ka hedh një foto në instagram, e që aty shihet bashkë me Ermalin, ndërsa foton e shoqëron me fjalët: “Miss you babe Ermal Fejzullahu”.
Por, edhe pse asaj po i mungon Ermali, ajo gjen prehje te fëmijët e saj derisa t’i kthehet bashkëshorti nga puna dhe angazhimet e tij muzikore.