Gjak, xhama të thyer, mure të shpërthyer, kjo ishte ajo çka la pas sulmi që ndodhi dje gjatë natës në Manchester.
Sulmi ndodhi pas një koncerti të këngëtares Ariana Grande. Pas kësaj ngjarje qarkulluan foto të këngëtares ku duket e gjakosur.
Por ato foto nuk janë nga sulmi që ka ndodhur dje. Ariana ishte pjesë e serialit “Scream Queens” ku kishte nje rol që vdes në fund dhe shihet e gjakosur. Fotot janë që nga viti 2015 nga seriali.