Sport

‘’Argjentina ishte më e mirë se Brazili’’

Lionel Scaloni thotë se Argjentina e meritoi fitoren në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës kundër Brazilit pas humbjes 2-0 të martën.

Argjentina kishte shanset e veta në Belo Horizonte, por u eliminua falë golave të Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino për Brazilin.

Sergio Aguero dhe Lionel Messi goditën shtyllën për ekipin e Scaloni, kur rezultati ishte në 1-0 dhe ‘Albiçelestët’ ishin më të mirë në posedime, përcjell lajmi.net.

”Sa i përket meritave, skuadra që duhej të kishte shkuar në finale ishte Argjentina”, tha Scaloni në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ne ishim superiorë ndaj Brazilit. Ne treguam se ky grup lojtarësh ndjen fanellën si askush tjetër”.

“Ne lëmë një imazh për të ardhmen e këtij ekipi kombëtar dhe një rrugë shumë të mirë përpara”, potencoi selektori argjentinas.

the authorBurbuqe Metolli