Sport

Argjentina e mposhti nikoqirin e Kupës së Botës

Argjentina e ka mposhtur 1:0 Rusinë.

Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi, ka triumfuar 1:0 në miqësore kundër Rusisë, që vitin 2018 do të jetë nikoqir i Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 85’të nga sulmuesi Sergio Aguero.

Pavarësisht se ishte vetëm miqësore, Leo Messi e luajti gjithë takimin. /Gazeta Express/