Paulo Dybala nuk do ta ndihmojë skuadrën e Argjentinës për ndeshjen ndaj kombëtares së Bolivisë.
Sulmuesi i Juventus nuk do të paraqitet në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës, pasi ka humbur edhe ndeshjen ndaj Ekuadorit ditë më parë.
Lajmin për mungesën e Dybala e ka konfirmuar edhe kombëtarja e Argjentinës.
“Paulo Dybala nuk do të udhëtojë me skuadrën kombëtare për në Bolivi, pasi nuk është në gjendje të duhur kondicionale”, thuhet në njoftimin e kombëtares së Argjentinës, transmeton lajmi.net.
“Ai do të vazhdojë rikuperimin”, thuhet mes tjerash.
Dybala pritet të kthehet te Juventus, për të qenë në dispozicion për trajnerin Andrea Pirlo, për ndeshjen ndaj Crotone. /Lajmi.net