Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka publikuar në rrjete sociale foto nga pushimet e tij.
Gjebrea publikon shpesh momente nga natyra dhe shumë rrallë foto familjare apo të vetat. Edhe këtë herë ai nuk e ka “thyer” këtë rregull të tij. Duket se moderatori ka dalë për shëtitjen e mëngjesit në breg të detit, i cili sipas tij ende “po fle”.
Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur shqiptar, i njohur tashmë me formatin e të dielës në Tv Klan./Gazeta Express/