Sport

Arber Zeneli i lumtur që do të luaj për Kosovën (Video)

Njëri ndër talentët më të mëdhej të futbollit, Arber Zeneli, shprehet i lumtur që zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Në një prononcim për Gazetën KNN, Arbri tregon arsyet pse zgjodhi të luajë për Kosovën, edhe pse ka qenë në projektin e përfaqësueses së Suedisë, e cila ka pritur shumë nga Arbri.

“Më ka pëlqye projekti i Kosovës. Kam pasur kontakte më trajnerin Albert Bunjaki edhe e ndjej vendin tim, nuk ka qenë e lehtë te largohem nga Suedia, sepse ata kanë pritur shumë nga unë, mirëpo kur behet fjala për vendin tanë i len të gjitha”, tha ndër të tjera Arber Zeneli.

Zeneli nuk ka të drejtë të jetë pjesë e përfaqësueses në ndeshje kundër Finlandës pasi që i duhet të pajiset me dokumentacion të Kosovës, mirëpo për ndeshjet e tjera do të jetë i gatshëm. 21-vjeçari është njëri ndër futbollistët më të mirë të Herenvenit ne Holandë, ku në ndeshjen e fundit edhe është shpallur lojtari i ndeshjes./A.Canolli