Përforcimi i ri i West Hamit, Alvaro Arbeloa thotë se është i lumtur që karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.
Spanjolli lavdëron trajnerin e West Hamit, Biliçin, sepse sipas tij, tekniku kroat është trajner i madh. Arbeloa thotë se ish-bashkëlojtarët e tij, Luka Modriç e Kovaçiç e kanë këshilluar që të transferohet tek skuadra angleze, transmeton KosovaPress.
“Biliç është një trajner i madh. Kam diskutuar këtë çështje me Modriç dhe Kovaçiç, dhe ata më thanë vetëm gjëra pozitive”, ka thënë Arbeloa.
“Unë dua të punojë me të dhe mësojë gjera nga ai. Unë jam i kënaqur që kam ardhur këtu, sepse për mua kthimi në Premier Ligë është një mundësi e madhe”, tha ai.