Aktorja Olta Gixhari dhe moderatori Isli Islami, janë thirrur në Kosovë për të qenë partnerë në prezantim festivalit ‘Pri Fest’.
Olta ka publikuar në Instagramin e saj një video teksa zbret nga shkallët e sallës së festivalit. Këto pamje kanë tërhequr vëmendjen e moderatores Arbana Osmani.
Vajzat sexy të ekranit kanë bërë një mini dialog me komentet e tyre.
“Aty më prit” – ka thënë Arbana ndërsa Olta ja ka kthyer: “Mos vono se helbete nëpër shkallë jam!” duke nënkuptuar se mund të rrëzohet.
“O për atë punë nuk të lë njëri ty me ra në tokë…” – duke nënkuptuar se Olta është mjaft e kërkuar de se mund të shfaqet dikush pranë saj në çdo rast rreziku.
Por përgjigjia e Oltës ka lënë pa fjalë, duke lënë të kuptohet se ajo nuk është aq e lakmuar sa të gjithë mendojnë. ‘Kot paragjykone’-mbyll Olta këtë ‘hidh e prit’ mes tyre. /Gazeta Express/