Rajon & Botë

Arabia Saudite dhe aleatët e saj shpalosin një listën të zezë “terroriste” të Katarit

Arabia Saudite dhe aleatët e saj e kanë shpalosur sot një listë të zezë “terroriste” të 18 organizatave dhe individëve të dyshuar për lidhje me ekstremizmin islamik për të cilat thonë se kanë marrëdhënie me rivalin e tyre rajonal, Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i futen në listën e zezë nëntë organizata të bamirësisë dhe mediave dhe nëntë individë, që sipas tyre, kanë lidhje direkte apo indirekte me autoritetet e Katarit si terroristë, thuhet në një komunikatë të përbashkët të këtyre vendeve, transmeton Express.

“Presim nga autoritet e Katarit ta ndërmarrin hapin e radhës dhe t’i përndjekin grupet dhe njerëzit terroristë,” thuhet në këtë komunikatë.

Këto katër vende e kanë bojkotuar Katarin që nga 5 qershori në atë që shihet si kriza më e keqe diplomatike ndër vite në këtë rajon./Express/

the authorE B