Tech

Apple pas iPhone X, përgatit një tjetër revolucion në modelin e ardhshëm

Sipas thashethemeve të mediave të Koresë së Jugut, Apple synon të bashkëpunojë me LG në zhvillimin e një telefoni me ekrane fleksibël, raporton Cnet, transmeton Indeksonline.

Aktualisht nuk ka informacione shtesë rreth iPhone me ekran fleksibel, me përjashtim të faktit se Apple nuk pretendon ta paraqesë atë para vitit 2020.

Nëse këto thashetheme janë të vërteta, kjo do të jetë me të vërtetë ndryshimi më i madh në telefonat e Apple deri më tani, por kjo ndoshta nuk do të jetë ndonjë risi sepse Apple nuk është kompania e parë që futë këtë lloj smartphone fleksibël./Indeksonline/