Pak pasi lëshoi versionin e tretë beta të iOS 10 për zhvilluesit, tani Apple ka lëshuar edhe versionin e dytë publik beta – dhe ai është i gatshëm për t’u shkarkuar.
Dhe për ta shkarkuar atë nuk keni nevojë të paguani 99 dollarë në vit, siç ishte më parë.
Por, çfarë ka të re në iOS 10 saktësisht? Sistemi i ri operativ përmban një Siri të përditësuar, ka një pamje të re të ekranit të mbyllur me më shumë njoftime dhe albume inteligjente të fotografive, transmeton Gazeta Express.
Apple Maps, Apple Music, HomeKit dhe aplikacioni Phone janë përditësuar gjithashtu. Në fund, kompania e ka mbushur edhe aplikacionin Messages me më shumë veçori të reja.
Për t’u bërë pjesë e programit beta të Apple dhe për ta shkarkuar versionin testues të iOS 10, klikoni këtu. /Gazeta Express
