Apple do të paguajë deri në gjysmë miliard dollarë atë për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone për t’i detyruar përdoruesit të blejnë të reja.
Kompania teknologjike Apple do paguajë deri në gjysmë milliard dollarë për ngadalësim të modeleve të vjetra të iPhone-eve, që t’i detyrojë ata të blejnë modele më të përditësuara, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Sipas dokumenteve të lëshuara gjatë së premtes nga Gjykata e Qarkut të San Jose, Kaliforni e SHBA-ve, Apple do t’iu paguajë pronarët e modeleve të caktuara të iPhone 25 dollarë për pajisjet e prekura, duke arritur në një minimum prej 310 milionë dollarësh dhe maksimumi 500 milionë dollarë.
Shuma që do marrë secili përdorues mund të rritet ose ulet, në varësi të kërkesave të paraqitura, derisa Apple do paguajë edhe çdo tarifë shtesë ligjore dhe shpenzime të aprovuara nga gjykata, thuhet tutje në dokumente.
Beteja ligjore ka vazhduar për më shumë se dy vite, gjatë së cilës Apple u përpoq të qetësonte reagimet globale.
Kompania pranoi në dhjetor të 2017-ës që përdori azhurnimet e programeve kompjuterike për të ngadalësuar modelet e vjetruara të iPhone-it, menjëherë pasi klientët dhe analistët e teknologjisë akuzuan që azhurnimet po shkaktonin ulje të performancës.
Apple më vonë kërkoi falje dhe ofroi zëvendësime të baterive për klientët e saj për 79 dollarë, të cilat ranë në 29 dollarë në janar 2018. Drejtori i kompanisë, Tim Cook, pranoi një vit më vonë se të ardhurat për vitin 2018 u goditën pjesërisht si pasojë.
Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga CNN të hënën.