Shefja e BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova, pas hedhjes së herës së dytë të gazit lotsjellës ka thënë se është e shokuar dhe e tronditur me këtë çka po ndodhë në Kuvend. Ajo madje tregoi se çfarë ka biseduar me liderin e VV’së Albin Kurti, me të cilin u pa më herët në hollin e Kuvendit.
“E përsëris se kjo ngjarje më ka shokuar dhe më ka tronditur. Veprimet të cilat kanë të bëjnë me lirimin e gazit lotsjellës në vendin më demokratik të shtetit, tregon rrugën kundër rrugëtimit për në BE”, tha Apostolova, raporton Express.
Ajo madje ka treguar se çfarë ka biseduar me liderin e VV’së, Albin Kurti, me të cilin u pa duke biseduar në hollin e Kuvendit.
“pata një takim të shkurtë me Kurtin dhe i shpreha atij pakënaqësinë time me veprimet që po ndodhin në Kuvend”, tregoi shefja e BE’së./Express/