Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa anëtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës
Në këtë takim të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, morën pjesë edhe ministrat Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri e Flamur Sefaj, që drejtojnë dikasteret e Integrimeve, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, përkatësisht.
Kreu i Bashkimit Europian në Kosovë u shpreh e inkurajuar me përpjekjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, konkretisht luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“E inkurajuar me përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të dy këto çështje të ngritura në Agjendën Europiane të Kosovës, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Stabilizim-Aociimit dhe Raportin e Progresit”, thuhet në njoftimin e Shefes së Zyrës së BE’së.