Aktuale

Aplikues të shumtë për viza, policia mbyll rrugën tek Ambasada gjermane

Qytetarë të shumtë të Kosovës sot në Prishtinë kanë pushtuar ambasadën gjermane me kërkesa për t’u pajisur me vizë.
Numri i tyre ka qenë aq i madh saqë policia ka qenë e detyruar të mbyll rrugën tek Ambasada dhe të mos lejojë qarkullimin e trafikut në këtë rrugë.

Ky numër i madh i aplikuesve po ndodh për shkak të shtyrjes së liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, e i cili sipas politikanëve të Kosovës kushtëzohet me votimin e demarkacionit me Malin e Zi./KTV/

the authorE B