Gjykata e Apelit ka njoftuar se katër aktivistët e VV’së të dënuar për terrorizëm do të rigjykohen, raporton Gazeta Express.
Njoftimin, për kthimin në rigjykim të rastit të sulmit të 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, Apeli e ka dhënë një ditë pasi liroi nga paraburgimi tre të akuzuarit Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.
“Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në një njoftim të Apelit për media.
Tutje bëhet e ditur se kjo gjykatë është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet, sharkun Gazeta Express.
Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, në nëntor të vitit të shkuar ishin dënuar më 21 vite e gjysmë burgim gjithsej për sulmin me zollë të 4 gushtit 2016, ndaj Kuvendit të Kosovës. Ndaj Krasniqit, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte shqiptuar 8 vite burgim, Atdhe Arifit 6 vite, Egzon Halitit 5 vite e gjysmë, ndërsa Adea Batusha u dënua me 2 vjet burgim.