Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Gazeta Blic.
Vranësirat gjatë natës së shtunës dhe të dielën nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu.
Ndërsa, nëpër disa vende të izoluar do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s.