Ndeshja miqësore mes Real Madridit dhe Ray Vallecanos është anuluar, për shkak të koronavirusit.
Dy klubet spanjolle do të takoheshin sot në Valdebebas për ndeshjen përgatitore parasezonale, transmeton Gazeta Express.
Por, ndeshja është anuluar tërësisht për shkak se një lojtar i Vallecanos ishte në pritje të testit të PCR-s për Covid-19.
Klubet kanë vendosur të mos rrezikojnë dhe kanë ardhur në përfundim se gjëja më e mirë është të anulohet takimi.
Real Madridi do ta nisë sezonin e ri 2020/21 në La Liga më 20 shtator.
Ndërsa, Rayo do ta fillojë sezonin e ri këtë të diele kundër Real Mallorcas në LaLiga SmartBank, nivelin e dytë të futbollit spanjoll.