Sport

Anulohet meçi i Mazrekajt me djalin e Arkanit, kjo është arsyeja

Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj, i ka reaguar boksierit serb, birit të Arkanit, lidhur me meçin që parashihej të zhvillohej më 31 gusht.

Dueli i shumë përfolur duket se nuk do të ndodh, pasi Raznatovic ka kërkuar që me çdo kusht ky duel të zhvillohet në Serbi.

Kjo ide nuk i ka pëlqyer aspak Petritit, pasi kosovari ka dilemat e tij mbi sigurinë.

Mazrekaj përmes Facebook ka bërë të ditur se meçi do të shtyhet, por ka thënë se me siguri do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e plotë të boksierit, pa intervenime në tekst.

Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shum pritur nuk do të realizohet me datë 31Gusht! Për arsyje se bokseri Serb dëshiron me çdo kusht që ky Meç të realizohet në Serbi mirëpo për shkaçe sigurie Meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj dikun tjeter pos vendit të tij! Mirëpo besoj se ky Meç do të realizohet gjithësesi brenda këtij Viti por për daten dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky Meç i shum pritur mbetet të pritet në ditët në vijmi dhe ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset! I juaji Petrit MAZREKAJ!

/Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli