Raportohet se Antonio Conte ka arritur marrëveshje për ta marrë drejtimin e Interit në fund të këtij sezoni.
Sipas Tuttosport, pronari i Interit, grupi Suning, i ka ofruar trajnerit italian një pagë marramendëse prej 15 milionë euro në vit, transmeton Express.
Bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare.
Thuhet se ish-trajneri i Kombëtares së Italisë i ka thënë ‘Po’ Interit, vetëm pasi që oferta është rritur nga 11 milionë euro në 15 sosh.
Raportohet se pronarët e Interit janë duke negociuar me pronarin e Chelsea Roman Abramovich, në mënyrë që ky i fundit të pajtohet që ta lirojë Conten nga kontrata./Express/