Sport

Ankohet Shakahoxha: Pannuci a po ndërton apo e shkatërron Kombëtaren

I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport është i ftuar Dritan Shakohoxha i cili ka komentuar ndeshjen që Kombëtarja shqiptare zhvilloi ndaj përfaqësueses së Kosovës, e cila mundi kuqezinjtë me rezultatin e pastër 3-0.

Në fjalën e tij, gazetari i njohur ka kritikuar trajnerin e Kombëtares, Cristian Panuçi:

“Kosova ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Një lojë të bukur dhe një rezultat të pastër. Kosovës i mungon një trajner zviceran për të vendosur më shumë disiplinë. Panuçi? Nuk e di nëse ka ardhur në Shqipëri me mendimin për të ndërtuar një skuadër të re apo për të shkatërruar atë të vjetrën”, ka mbyllur komentin e tij Shakohoxha.