Sport

Anglia gjen trajnerin e ri (Foto)

Roberto Mancini pritet ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Anglisë.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) si duket e ka gjetur pasardhësin e Sam Allardyce, i cili dha dorëheqje pas një skandali.

Fjala është për ish trajnerin e Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancinin, raporton Goal.com, përcjell Express.

Strategu italian ishte i pranishëm në Wembley në ndeshjen mes Anglisë dhe Maltës (2:0). Prania e Mancinit në tribunat e stadiumit ka zgjuar zërat se ai do të jetë trajner i ri i ‘Tre Luanëve’. /Express/