Federata e Futbollit e Anglisë pritet që Gareth Southgate ta emërojë selektor të ri të “Tre Luanëve”.
Gareth Southgate është emëruar trajneri i përkohshëm i Anglisë pas shkarkimit të Sam Allardyce nga detyra para dy muajve.
Por, Federata e Futbollit e Anglisë pritet që Southgate ta emërojë selektor të ri të “Tre Luanëve” pasi korri suksese në “Euro 2016”, shkruan “Daily Mirror”.
Southgate do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare, derisa pritet të paguhet 1.5 milion funte në vit. /Express/