Modelja e famshme, Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Lajmin në fjalë e ka dhënë vetë Martini, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia.
Martini e ka ekzagjëruar paksa me veshjen e saj, aspak e përshtatshme për një datë që duhet mbajtur në mend.
Ndryshe kujtojmë se çifti në fjalë janë në lidhje tash e sa kohë. Poashtu, Martini është distancuar dukshëm nga fotosesionet dhe pasarelat sa i pëket modelizmit.