Aktuale

Anëtari i kryesisë së VMRO-DPMNE-së tërhiqet nga funksionet partiake

Sasho Mijalkkov, anëtar i kryesisë më të ngushtë të VMRO-DPMNE-së dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni është tërhequr nga të gjithë funksionet partiake.

Nëpërmjet komunikatës së lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja, Mijallkov njofton opinionin se ngrin aktivitetin politik me qëllim që të përfundojnë procedural gjyqësore të cilat janë në rrjedhë dhe për të cilat shprehet i bindur se do të zbardhet e vërteta.

“Mbetem me bindjen se angazhimi dhe profesionalizmi im për Maqedoninë gjatë punës time në institucionet shtetërore do të vlerësohen dhe verifikohen më shumë në një distancë historike. Vazhdoj edhe më tej të mbështes vlerat e partisë, kauzën për VMRO-në historike dhe për Maqedoninë e përparuar, anëtare në BE dhe NATO”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.

the authorE B