Andre Silva ishte një prej përforcimeve më të shtrenjta të Milanit gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me paraqitjet e tij të deritashme.
“Gazzetta dello Sport” raporton se pikërisht qëndrimi i tij i shpeshtë në bankën e rezervistëve ka sjell tension mes drejtuesve të Milanit dhe trajnerit Vincenzo Montella.
Silva nuk konsiderohet ende si titullar te skuadra nga San Siro.
Kurse, vendimet e Montellas kanë filluar të kontestohen pas dy humbjeve në gjashtë xhirot e para në Serie A.





















