Sport

Andre Silva falënderon bashkëlojtarët pas tre golave në Europa League

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva ka falënderuar bashkëlojtarët e tij pas tre golave ndaj Austria Wien në Europa League

Portugezi ndjehet shumë mirë në partneritet me Nikola Kalinic dhe me të gjithë lojtarët e tjerë të Milanit.

“Ishte ndeshja ime e parë në Europa League, shënova het trik dhe jam falënderues ndaj bashkëlojtarëve. Kishim paraqitje shumë të mirë”, tha Silva për Sky Sport Italia.

“U ndjeva shumë mirë përkrah Kalinic. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe luajë me këta lojtarë”, vazhdoi ai.

Krejt në fund Silva foli edhe për Serie A, ku tha se trajneri vendos nëse do të luajë ose jo, pas mungesës së në tri ndeshjet e para. /Express/