Andre Silva mund të ndahet me Milanin gjatë janarit
Sulmuesi portugez, André Silva, nga sezoni i ardhshëm karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.
Sipas Calciomercato.com, sulmuesi i Milanit ka zgjuar interesimin e Arsenalit dhe Evertonit, përcjell Express.
Silva është transferuar gjatë verës nga Porto në Milan. Por, në fund të sezonit mund të ndahet me Rossonerët nëse vjen një ofertë e mirë nga Anglia. /Express/