Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, i ka bërë me dije Interit që Arturo Vidal është i paprekshëm.
Interi ka marrë një lajm të keq para ndeshjes miqësore me Bayern Munichun. Trajneri i skuadrës gjermane Carlo Ancelotti, u ka bërë me dije Nerazzurrëve që Arturo Vidal është i paprekshëm
“Vidal do të qëndrojë me ne. Ju kam thënë që miqve të mi, Sabatinin dhe Spalletti, të harrojnë këtë lojtar”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për media.
Ancelotti ka folur edhe për ndeshjen ndaj Nerazzurëve, e cila do të luhet sonte pas mesnatës.
“Do të jetë një lojë e rëndësishme dhe do të luajmë në mënyrë të organizuar. Interi ka një trajner të ri, i cili ka shumë përvojë”, ka theksuar ai. /Express/