Carlo Ancelotti mendon se shtatë ekipe janë favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Ish trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit e PSG’së, Carlo Ancelotti, mendon se këtë edicion Liga e Kampionëve do të jetë më e fortë se kurrë më parë.
Sipas trajnerit italian, në garë për trofeun më prestigjioz për klube do të jenë shumë ekipe.
“Janë shtatë ekipe që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Tre ekipet spanjolle (real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid), Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayern. Ne do të luftojmë me këto skuadra”, ka deklaruar Ancelotti për të përditshmen spanjolle Marca.