Carlo Ancelotti ka thënë se Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala janë futbollistët që kanë bërë revolucion këtë sezon
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera, ku ka folur për shumë gjëra.
Italian po ashtu ka treguar edhe dy futbollistët që kanë bërë revolucion në futboll në sezonin 2016/17.
“Lojtarët që bënë revolucion? Mbappe dhe Dybala, duke pasur parasysh që ishin befasi”, ka thënë shkurt Ancelotti.
Mbappe këtë edicion ka luajtur në 43 ndeshje për Monacon, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asistime, ndërsa Dybala me Juventusin ka luajtur 45 ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 11 asistime. /Express/