Sport

Ancelotti ndryshon mendje për Sanches

Carlo Ancelotti ka thënë se Renato Sanches do të mbetet në Bayern Munich
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është i kënaqur me paraqitjet e Alexis Sanchesit gjatë kësaj vere dhe ka vendosur ta mbaj në skuadër.

Lojtari kërkohej me ngul nga Chelsea, Manchester United dhe Milan, por Ancelotti tashmë ka ndërruar mendje dhe nuk dëshiron largimin e tij.

“Nuk ka lajme të reja për Sanches”, tha fillimisht Ancelotti gjatë konferencës për media para turneut në Audi Cup.

“Ai do të fillojë sezonin me ne dhe do të qëndroj deri kur të kryhet afati kalimtar me 31 gusht. Ai ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit”. /Express/