Carlo Ancelotti e ka këshilluar James Rodriguezin që mos të dorëzohet, dhe të vazhdoj luftën edhe pse nuk luan rregullisht.
James Rodriguez ka përfunduar në bankën rezervë prej ardhjes së Zinedine Zidanit në krye të Real Madridit. Pavarësisht situatës, kolumbiani vendosi të mbetet në Santiago Bernabeu edhe pse kishte oferta nga Premierliga dhe Franca.
Por, Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut e ka këshilluar James Rodriguezin që mos të dorëzohet, dhe të vazhdoj luftën edhe pse nuk luan rregullisht, përcjell Express.
“Unë kam qenë i befasuar pak. Por, ai është shumë i ri. Ndonjëherë jo çdo gjë del mirë. Një vit ju mund të keni probleme”, ka deklaruar Ancelotti, i cili ka punuar me Jamesin në Real.
“Gjëja më e rëndësishme për një lojtar është që të vazhdojë luftën, edhe në qoftë se ju nuk do të luani çdo ndeshje. Duke luajtur në Madrid nuk është e lehtë, sepse ka shumë konkurrencë”, ka theksuar italiani. /Express/