Sport

Ancelotti ka një kërkesë për Federatën e Futbollit të Italisë para se ta marrë drejtimin e kombëtares

Mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) të bëjë ndryshim të thellë në kombëtare para se ai të pajtohet për ta marrë drejtimin e saj.

Sipas Gazzetta dello Sport, bisedimet jo formale mes Ancelottit dhe shefit të FIGC-s, Carlo Tavechio, tashmë kanë ndodhur, transmeton Express.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se një projekt serioz është zgjidhja e vetme për 58-vjeçarin, nëse ky i fundit e pason Giampiero Venturen, i cili u shkarkua pasi dështoi ta kualifikojë Italinë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Për më tepër, ish trajneri i Milanit, Real Madridit dhe së fundmi Bayern Munichit momentalisht është duke jetuar në Kanada dhe ende nuk ka plane të udhëtojë për në Evropë e lërë më në Itali. /Express/