Trajneri italian ka analizuar klubet e Serie A, në prag të sezonit të ri.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Carlo Ancelotti, ka folur për klubet pretendente në Serie A.
Trajneri aktual i Bayern Munichut, e sheh Juventusin si favoritin kryesor për të fituar edhe njëherë tjetër Scudetton, transmeton KosovaPress.
“Juve ka fituar gjashtë herë rresht titullin dhe padyshim se ata mbeten ende favoritët, ndonëse kanë humbur një lojtar të rëndësishëm si Bonucci”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.
“Ekipet që drejtohen nga Allegri kanë mentalitet fituesi dhe besoj se ata do t’ia dalin sërish. Afati kalimtar është ende i hapur dhe Juve mund të bëjë ende përforcime, ndonëse kanë transferuar tashmë një lojtar shumë të mirë si Douglas Costa”, ka theksuar Ancelotti.
Ai gjithashtu ka përgëzuar Milanin për përforcimin e skuadrës, ndërsa Napolin e Interin i sheh si dy ekipe shumë të forta, që mund t’i sjellin probleme çdo kundërshtari.