Sport

Ancelotti: Evertoni duhet të garojë për titullin e Premierligës

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, e ka shprehur dëshirën e tij për të garuar së shpejti për titullin e Premierligën me skuadrën e vet.

Carlo Ancelotti e mori drejtimin e Evertonit kur skuadra ishte vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut, kur e zëvendësoi trajnerin Marco Silva në karrigen e trajnerit në Goodison Park në dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Evertoni gradualisht është ngritur në tabelë nën drejtimin e strategut italian dhe tani është vetëm katër pikë larg një vendi kualifikues për garat evropiane.

Ancelotti ekishte fituar titullin e Premierligës me Chelsean, ndërsa e ka bërë të qartë se dëshiron ta përsërisë atë sukses edhe me Evertonin.

“Evertoni duhet të jetë më konkurrues dhe të luftojë për pozitën e parë në tabelën e Premierligës me Liverpoolin, Chelsean, Tottenhamin, Manchester Unitedin dhe të gjitha klubet e mëdha”, ka thënë Ancelotti.

“E di që duhet punë e madhe, por unë shpresoj se do ta arrijmë këtë synim së shpejti”.

“Ne e kemi një skaudër me lojtarë të rinj dhe me shumë aftësi. Mendoj se thjesht duke i përmirësuar këto aftësi të lojtarëve mund të kemi mundësi të jemi liderë të ligës”.

the authorGazetaKNN