Carlo Ancelotti pritet që karrierën ta vazhdojë në Kinë
Sipas gazetës kineze, Nanfang Daily, Carlo Ancelotti pritet ta marrë drejtimin e skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande.
Thuhet se klubi kinez është i gatshëm ta sakrifikoj trajnerin brazilian, Luis Felipe Scolari, për Carlo Ancelottin
Sipas Nanfang Daily, ardhja e Ancelottit në Guangzhou Evergrande do ta ndihmojë dialogun mes klubit dhe përfaqësueses së Kinës, e cila drejtohet nga strategu italian, Marcello Lippi.
Ancelotti, i cili ka drejtuar skuadra të mëdha si Juventusin, Milanin, Real Madridin, Chelsean e PSG-në, aktualisht është i pa punë pasi është shkarkuar nga Bayern Munich. /Express/