Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka shkelur për herë të parë në institucione të Kosovës që kur ka ndodhur deportimi i gjashtë shtetasve turq.
Ajo nuk kishte qenë e pranishme në ditën kur nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj është shënuar 23 prilli, ditë kjo që i kushtohej komunitetit turk në Kosovë.
Prania e ambasadores turke u vërejt gjatë takimit prezantues të kryeministrit Ramush Haradinaj për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me temë “Kosova e mbrojtur dhe e Sigurt”.
Presidenti i Turqisë Erdogan e kishte sulmuar ashpër kryeministrin kosovar për shkarkimin e Flamur Sefajt ish ministër në MPB dhe Driton Gashit ish shef në AKI, pasi këta të dy dhanë urdhër në dëbimin e gylenistëve.
Por Haradinaj ndonëse ishte shprehur pak më butë, ia kishte kujtuar presidentit turk se askush nuk guxon të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.





















