Ambasadori serb në UNESCO, Dark Tanaskoviç, ka thënë se tërheqja e Prishtinës nga kandidatura për anëtarësim në këtë organizatë, nuk është e papritur.
Tanaskoviç për mediat serbe ka e ka quajtur këtë si një sukses diplomatik të Serbisë, shkruan Indeksonline.
“Është e vërtetë se vendimi është bërë në bazë të një vlerësimi pragmatik, për faktin se nuk i kanë votat e mjaftueshme. Anëtarësimi në UNESCO dhe Interpol bëhet në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Kuinitit”, ka thënë Tanaskoviç.
Ambasadori serb ka thënë se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa e saj për anëtarësim në UNESCO, sepse bëhet fjalë për një organizatë serioze ndërkombëtare, duke bërë ironi se anëtarësimi në të nuk është e njëjtë si blerja e një bilete për kinema.
Kosova duhet të pres deri në vitin 2019 pasi Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie mblidhet një herë në dy vjet.
Përderisa zyrtarë serb e kanë quajtur dështim të Kosovës dhe sukses të Serbisë, Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar për shkak të rrethanave jo të favorshme për Kosovën të aplikoj në këtë kohë në organizatë./Indeksonline/