Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara, Francois Delattre, ka thënë se, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte në “anën e gabuar të historisë”, kur vendosi të tërhiqej nga Marrëveshja e Klimës e vitit 2015.
Vendimi do të shihet si “certifikata e lindjes së një bote shumë polare” në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë më “garantuesja më e besueshme e rendit botëror”, shtoi ambasadori Francois Delattre.
Komentet e tij erdhën pasi Kina dhe Kalifornia nënshkruan një marrëveshje për të punuar së bashku në reduktimin e gazrave serrë në Pekin.
Në anën tjetër ish-presidenti Barack Obama ka thënë se është optimist se shtetet amerikane, qytetet dhe bizneset, do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen.
“Ato do të vazhdojnë të punojnë mbi energjinë e pastër në të cilën kanë investuar, sepse kështu do të kursejnë paratë”, ka thënë Obama.
Mirëpo i dërguari francez ka thënë se vendimi i presidentit Trump “shkon përtej politikës së ndryshimeve klimatike” dhe se ai është një “faktor në erozionin e udhëheqjes morale dhe politike të Shteteve të Bashkuara”.